Flet nga burgu ”Zogu i Tiranës”, tregon si e trajtojnë çunat
Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, prej 5 javësh ndodhet në burg për përfshirje në një rrjet prostitucioni. Ai ka dhënë një intervistë nga burgu për “Panorama”, ku tregon sesi po kalon. “Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, më pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?””, thotë ai. “Zogu i Tiranës” rrezikon disa vite burg, ndërkohë që nga përgjimet e publikuara deri më tani, kanë dalë edhe emra këngëtaresh, miss-esh e gazetaresh, si të përfshira në rrjetin e protitucionit. Megjithatë, ato nuk janë arrestuar.