Flet simpatikja e “Big Brother”, Ambra Muji

Ambra Muji u komentua si konkurrentja më e re dhe më figurante e “Big Brother 9”, e cila vuri në lëvizje çiftet, pasi vajzat në lojë ndiheshin të rrezikuara me hyrjen e saj.

Tashmë, e rikthyer te profesioni i saj si modele, në këtë intervistë për gazetën “Panorama Plus” flet për konfliktin me ish-rivalen Donën, propozimet për t’i hyrë televizionit dhe të mesmen e artë që ka gjetur për të bërë karrierë dhe për të krijuar familje.

Jeta që po bën pas “Big Brother”, fama nga ai reality show, të ka hapur dyer?

Jeta pas “Big Brother” ishte një sukses për mua, pasi m’u hapën shumë dyer të reja në lidhje me modelingun dhe fotoshooting, të cilat ishin edhe qëllimet e pritshmëritë e mia nga ky “Big Brother”

Ku po jeton dhe cili është angazhimi yt konkret?

Jetoj në Shkodër, por shumicën e kohës rri në Tiranë, për shkak të angazhimeve që kam.

Mbyllja e “Big Brother” u shoqërua me polemika mes teje dhe Elsamed Senaj. Jeni miqësuar apo vazhdoni me marrëdhënie të ngrira?

Sa për pjesën e Elsamedit nuk kemi fare kontakt me njëri-tjetrin.

Me cilën nga lojtarët e “Big Brother” vazhdon miqësinë dhe ekziston ende garë mes jush, kush e kush ka më shumë ndjekës në “Instagram”?

Po, vazhdoj të mbaj shoqëri me disa nga ata. Konfliktet i kam lënë brenda “Big Brother”, sepse ishte lojë. Kam respekt, kam për të gjithë ata, që më japin. Nuk i kam kushtuar rëndësi, kush ka më shumë e kush më pak ndjekës.

Por rreth konfliktit publik me Donën, që njohe në “Big Brother”, ç’mund të thuash?

Nuk kam shumë për të treguar për këtë, thjesht ka qenë një keqkuptim.

Të mbetesh pjesë e televizionit, është një nga synimet e tua dhe ke bërë ndonjë bisedë?

Kam bërë disa biseda. Gjithashtu, ofertat kanë ardhur mjaftueshëm, por nuk jam akoma e vendosur për zgjedhjen time.

Po jeta jote private, si po shkon, ke krijuar njohje me ndonjë djalë?

Për jetën private nuk kam qejf të flas, por për t’ju shuar kureshtjen, vazhdoj të jem “single”.

Çfarë të tërheq te një mashkull dhe çfarë nuk e pranon kurrë në një lidhje, pra, që nuk pranon kompromisin?

Duhet të shoh sa i sinqertë është ai me mua, sa besnik është. Tradhtinë nuk e pranoj kurrë. Do të kisha dashur që ai të jetë sa më transparent me mua, përderisa dhe unë mundohem të jem sa më transparente me të tjerët.

E ardhmja jote e dëshiruar, cila është, karrierë dhe liri, apo familje pa karrierë?

Normal që tani më shumë qëllimin e kam për të krijuar familjen time, por gjithashtu edhe karrierën. Kështu që, nuk mendoj se duhet të bëj dallimin mes këtyre të dyjave. Do të doja edhe një karrierë timen për t’u ndjerë sadopak e vlerësuar, në radhë të parë, nga vetja dhe pastaj nga të tjerët, por gjithashtu edhe krijimi i familjes është tregues kryesor te karakteri i secilit prej nesh.

Si një modele që je, çfarë pëlqen shumë në pamjen që ke dhe çfarë urren?

Për mua, modelja është perfekte, nuk ka asnjë defekt.

SHKARKO APP