Flokët e Marylin Monroe, tashmë në ankand
Çdo objekt i Marylin Monroe është i një rëndësie të veçantë e ndërsa në ankand tashmë kanë dalë flokët e saj. Gërshetat e flokëve të ikonës së bukurisë Marilyn Monroe do të jenë në ankand këtë vjeshtë dhe mendohet të shiten më shumë se 8 mijë dollarë. Ato janë ruajtur nga mikesha e saj që kujdesej për flokët, Frieda Hull. Në ankand do të ofrohen edhe objekte nga koleksionet e tjera, duke përfshirë një fustan të zi transparent nga filmi “Some Like It Hot”, si dhe fotot e Marilyn Monroe në premierën e filmit “East of Eden” xhiruar në vitin 1955.