Flori dhe Bruno na surprizuan me një këngë dashurie

Prej pak ditësh kemi mbetur tërë sy dhe veshë teksa presim që Flor Mumajesi të publikojë këngën e tij konkurente në “Kënga Magjike”. Por pak orë më parë ai dhe Bruno na kanë surprizuar me një tjetër produksion muzikor që mban titullin “Ja ke bo vetes”.

Kënga ka ritmet e një balade dhe fabula e saj i dedikohet një dashurie të shkuar. Pak para publikimit të këngës në Youtube, Bruno ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram duke treguar arsyen që atë dhe Florin i shtyu ta publikonin këtë produkt muzikor pa klip.

“Detyrohem ta publikoj sot pasi këto ditë kënga ka bërë xhiron e rrjeteve sociale! Ishte planifikuar të publikohej me videoklip, por pasi shumë njerëz tashmë e kanë dëgjuar dhe po e kërkojnë, sot në orën 15:00 do ta gjeni në Youtube”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Bruno ft. Flori - Ja ke bo vetes

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?