Flori ka fjalën e fundit për largimin nga Portokallia, shpjegon gjithçka
Florjan Binaj ka qenë protagonist në media javën e fundit. Lajmi i largimit të tij nga ‘Portokallia’ është shkruar dhe komentuar pafund dhe duke qenë se vinte pas disa largimeve të tjera të bujshme.
Në një intervistë në Skype me emisionin “Wake Up”, Binaj komentoi largimin me një thënie të vjetër. “Përse bëhet lufta? Për paqe,” është përgjigjur aktori, duke na shtyrë të mendojmë se gjithçka ka ndodhur për të arritur më të mirën. U tha se largimi i tij do të ndodhte si pasojë e një mosmarrëveshjeje me produksionin në lidhje me kontratën, por duke qenë se do vazhdojmë ta shohim të dielave në Top Channel, duket u arrit një gjuhë e përbashkët sigurisht në favor të Florit.
Puntata e parë e spektaklit të humorit, pritet të ketë audiencë maksimale. Drejtuesit e emisionit të mëngjesit përfituan nga kjo bisedë për të zbuluar diçka më shumë rreth sezonit të ri dhe ndryshimeve që do të ndodhin në Portokalli.
“Jo gjithmonë i njëjti personazh do jetë i njëjti nga fillimi në fund, sepse kështu ka më shumë larmi,” tregon Binaj.