Flori Mumajesi anulon koncertet, çfarë ka ndodhur me të?
Producenti i njohur, Flori Mumajesi ka lajmëruar ndjekësit e tij se koncertet e tij do të anulohen për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. “Nuk di nëse duhej ta bëja këtë postim, apo jo, por e ndjej detyrim për ata njerëz që nuk kanë mundur të më shohin në koncert. Kam dy ditë që luftoj me dhimbjen në kraharor për të mos munguar, për të qenë aty me ju deri në minutën e fundit… Por nuk ia dola dot dhe kjo është dhimbja më e madhe në të vërtetë. Pas këtij lëndimi rrezikoj t’i anuloj të gjitha koncertet! Doktorët më kanë dhënë një afat nga 3 deri në 6 javë për t’u rikuperuar, por unë shpresoj se do të bëhem mirë më shpejt. Shpresoj mos t’ju shqetësojë ky postim! Nuk më pëlqen ta dramatizoj më shumë, është një lëndim i kockës brenda në krahë që duhet kaluar vetëm dhe vetëm me energji pozitive. Ju dua”, ka shkruar ai në rrjetin social, Instagram. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shërim të shpejtë këngëtarit, i cili po gëzon suksesin e projekteve muzikore që solli këtë sezon veror në bashkëpunime me reperin Elinel, Dj Vicky dhe Arilena Ara.