Flori Mumajesi bëhet i “rrezikshëm” pas festës së Këngës Magjike (Foto)
Nuk e ka fshehur kënaqësinë e të qenit edhe këtë vit fitues, por si kompozitor.
Flori Mumajesi ka qenë ai që e ka shijuar shumë after party-n që organizohet çdo vit pas natës finale te “Kënga Magjike”.
Vjet, në 20-vjetorin e “Këngës Magjike”, fitoi çmimin e parë edhe si këngëtar, me këngën “Plas”.
Sivjet ia qëlloi përsëri, por kësaj here ka meritë të madhe në sukses edhe këngëtarja Eneda Tarifa, një bishë e vërtetë e të kënduarit live.
Pra, dy artistë të shkëlqyer bashkuan forcat për të dhënë një këngë të merituar fituese.
Gjatë festës Flori dhe Eneda janë komplimentuar nga artistët.
Ndërkohë, Flori ka preferuar të krijojë një intimitet disi gazmor me këngëtaren greke.
Maria Kiou ishte pjesë e finales me këngën “Mallon trelenomai”, këngë e cila u pëlqye shumë.
Gjithashtu Flori nuk i ka kursyer përqafimet dhe puthjet as me koleget e tjera, si me Anxhela Peristerin, Fifin etj. PANORAMAPLUS.AL