Flori zbulon pamje nga shtëpia e tij dhe “bukuroshen” që e pret me padurim të kthehet
Këngëtari i dashur për publikun shqiptar Flori Mumajesi pati shumë sukses me këngën e tij “Plas”, e cila u kualifikua për në finalen e “Këngës Magjike”.
Lajmi i bukur për kantautorin u konfirmua një ditë më parë. E teksa kolegët e tij mund ta kenë festuar jashtë këtë lajm, Flori zgjodhi që të kthehej në shtëpi.

Madje si rrallëherë ai ndau me ndjekësit e tij të shumtë një video nga shtëpia e tij. Teksa filmonte ambientin modern e të arreduar mjaft këndshëm, këngëtari ka treguar për fansat edhe bukuroshen që e priste me padurim të kthehej në shtëpi.

“Ky është reagimi i maces time kur e merr malli. Kërcimi irlandez”- ka shkruar Flori në postim.
Panorama Plus
KOHA JONË SONDAZH

