Floriana Garo flet për herë të parë për shtatzëninë dhe martesën

Fill pas lajmit të fejesës, nuk munguan gjithashtu fjalët e thashethemet se moderatorja e dashur për publikun shqiptar Floriana Garo ishte në pritje të fëmijës së parë. Pas shkëputjes nga bota e televizionit dhe shpërnguljes së saj në Zvicër pranë partnerit na bënë të mendonim se Floriana tashmë ishte gati të krijonte familjes e saj.

Por në një intervistë për emisionin “Lart e poshtë’ Floriana i ka dhënë fund fjalëve që thuhen lartë e poshtë
“E kam dëgjuar lajmin e shtatzënisë. Kjo tregon se nuk po kujdesem mjaftueshëm për trupin tim këto kohë dhe duhet t’i rikthehem palestrës dhe fitnessit.” –është shprehur ajo. Ndërkohë ish moderatorja e emisionin ‘Jo vetëm modë ka treguar se është mësuar gjuhën frënge e po mundohet të përshtatet me jetën e saj të re në Zvicër, duke lënë pak pas dore përkushtimin ndaj vetes. Ndër të tjera Floriana ka shtuar se dhe martesa do të jetë diçka spontane dhe nëse gjithçka shkon mirë ata do të kenë dy ose tre fëmijë.

SHKARKO APP