Floriana Garo: Ja futbollisti seksi më të cilin do dribloja
Floriana Garo është një nga gazetaret e moderatoret më të bukura shqiptare, jo më kot ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2012”.
Në një intervistë për Panoramën ajo ka zbuluar se kush është futbollisti seksi me të cilin ajo do driblonte në fushë.
29 vjeçarja është përgjigjur gjithashtu nëse do të bëntë një intervistë me të ftuarin në vaskë.
Pjesë nga intervista e saj:
Futbollisti seksi me të cilin mund të provosh një driblim në fushë?
Lorik Cana.
Moderatori ose moderatorja televizive që do të doje ta vendosje me shpatulla pas murit?
Siç e thashë, unë nuk jam në konkurrencë me askënd.
Do të guxoje të bëje një intervistë në vaskë me të ftuarin apo të ftuarën tënde. Me kë do ta bëje pa problem?
Nëse e keni fjalën për vaskë tradicionale, ku njeriu lahet pa rroba, jo, nuk do të guxoja. Nëse është si ajo vaska ku Jimmy Kimmel dhe Mariah Carey u futën të veshur, pastaj pa problem, por gjithsesi do të ishte e parehatshme.
Për ty një sheik, a mund të ketë gjithçka kërkon një femër e bukur dhe e zgjuar?
Jo, një sheik mund të jetë njeri negativ, mund të jetë arrogant, mendjembyllur dhe i pasjellshëm, ose mund të jetë në kërkim të gruas së 4-t, dhe disa vajza të bukura dhe të zgjuara nuk do të donin pikërisht këtë model si burrin e jetës.
Kulmi i varfërisë dhe kulmi i luksit cili është?
Kulmi i varfërisë është të mos kesh ushqim dhe strehim për të mbijetuar dhe kulmi i luksit është të kesh mundësinë të bësh çfarë të duash, kur të duash, dhe si të duash.