Floriana shfaqet për herë të parë pas lajmit të shtatzënisë

Floriana Garo u shkëput nga ekrani për tu zhvendosur në Zvicër tek i fejuari i saj, ndërsa ka pak ditë që u mësua se moderatorja simpatike është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.

Ndoshta e kemi parë shtatzënë pa e ditur që ishte në pritje të fëmijës, në postimet e mëparshme gjatë vizitës në Shqipëri, por sot moderatorja ka postuar një foto të plotë, e para pasi konfirmoi që po pret një fëmijë. Ajo ndodhet në Strasburg të Francës, në një udhëtim fundjave, siç e quan vetë dhe ka realizuar një foto në një nga lagjet e qytetit.

SHKARKO APP