Foli keq për të në mbledhje? Moderatori: Erjona m’u duk si Luana, por unë dua të jem Flor Gjini
Moderatori i dashur nga publiku, Flori Gjini pas largimit nga Top Channel, gjatë një interviste televizive, foli për marrëdhënien me ish-kolegen, Erjona Rusi. I pyetur nga Aulona Musta nëse për gjithë vendimet që ka marrë gjatë kësaj periudhe a është këshilluar me të, Flori tha “Jo” në mënyrë të prerë, për të zbuluar më tej se nuk ka një raport të mirë me të.
”Kur vjen momenti për të diskutuar për vazhdimin e sezonit, sigurisht ndoshta edhe në komunikim nga kolegët edhe drejtuesit ishin bërë mbledhje, mbledhje në të cilat unë nuk kisha qenë prezent. Mbledhje në të cilat Erjona kishte folur, pa doreza me dëshirën e madhe edhe për ta drejtuar vetë atë program, në çfarëdo lloj rangu, edhe në atë të autorësisë. Gjë që nuk ishte pranuar për aq kohë sa doli ashtu siç doli. Unë e kam një bezdi shumë të madhe këtë lloj raporti. Vetë jam shumë i sinqertë dhe duke qenë se sinqeritetin tim e ndaj me këdo që bashkëpunoj. Largimi im nuk ishte një plotësim dëshire i askujt prej kolegëve, por ndoshta ishte një kënaqësi që duhet ta plotësoja për të gjitha palët”,-u shpreh Flori duke shtuar se emisionin e ri të ish-koleges nuk e ka ndjekur.
Në lidhje me programin e ri të Erjonës, Flori u shpreh “Nuk e kam ndjekur sepse kam ndjekur programin tim dhe për koiçidencë edhe programi i saj është në të njëjtën fashë orari më kanë thënë. Kemi dy audienca të ndryshme. Unë do të kem njerëz të thjeshtë, të vërtetë në program sepse dua të jem Flori si Flor Gjini. Jo ai që do të duket si dikush tjetër”.
Pra një tjetër thumb. Kush është ai/ajo që do të duket si dikush tjetër sipas Florit? “Kam parë vetëm një postim në rrjete sociale dhe për të thënë të vërtetën m’u duk si Luana Vjollca. Nuk e kuptova që ishte Erjona. Unë dua për vete të mos dukem si dikush tjetër. Programi i Luanës, “Shiko Kush Luan” ka qenë të shtunën edhe i Erjonës po të shtunën. Edhe ai ka thuajse të njëjtin titull, me luan më duket, ma kujto pak. Aty thashë mos është rikthyer Luana”,-vazhdoi Flori, i cili i referohet emisionit të ri të Erjona Rusit, “S’e luan topi”.