Forbes shpall zyrtarish reperin e njohur miliardier, ja sa është pasuria e tij
Pas rishikimit të financave me kërkesën e tij Revista Forbes ka shpalluar zyrtarisht një miliarder të ri, reperin e njohur Kaney West.
Kjo revistë ekonomike amerikane e ka vlerësuar pasurinë e reperit me vlerën 1.3 miliardë dollar.
Shumica e kësaj pasurie vjen nga linja e tij e atleteve Yeezy, për të cilën Forbes thotë se kap vlerën 1.26 miliard dollar.
Por përveç perandorisë së atleteve, pjesa më e madhe e pasurisë së West vjen nga pasuritë e patundshme që ai zotëron, tha revista.
Kanye West është reperi i dytë amerikan që hyri në listën e Forbes pas Jay-Z, i cili u rendit vitin e kaluar.