Forbes: Taylor Swift më e paguara

Në botën e muzikës, më e paguara nga femrat është Taylor Swift. Me të ardhura që llogariten në 170 milionë dollarë, ylli i popit renditet e para në listën e revistës “Forbes”.

Fitimet e saj vitin e kaluar ishin dy herë më të larta se ato të konkurentes më të afërt, britanikes Adele. Pjesën më të madhe të parave, 26-vjeçarja e ka siguruar nga turi botëror i albumit “1989”, i cili ka për titull vitin e saj të lindjes.

“Forbes” liston marrëveshjet e frytshme të marketingut me kompani të mëdha si “Diet Coke”, “Apple” dhe “Keds” si burimin tjetër kryesor të të ardhurave të këngëtares tepër të kuotuar të momentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taylor i ka lënë pas të gjitha të tjerat me suksesin e saj fenomenal në turneun e fundit, thanë drejtues të revistës. Për Adelen, fituese të disa çmimeve “Grammy”, shumica e parave kanë ardhur nga shitja e albumeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

E treta në listën e muzikanteve femra me të ardhura më të larta për 2016-n rreshtohet Madonna me 76.5 milionë dollarë; e katërta Rihanna, e cila ka spostuar në vend të pestë Beyoncen, ndersa Katy Perry, nga e para që renditej vjet, këtë vit ka zbritur në vendin e gjashtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?