FOTO/ 18-vjeçarja Sonia Sallaku shpallet “Miss Shqipëria 2023”
Kurorën e “Miss Shqipëria 2023” e rrëmbeu 18-vjeçarja Sonia Sallaku. Edicioni i 25 i këtij kompeticioni bukurie u shënua këtë vit dhe evenimenti u mbajt në sheshin “Italia” në kryeqytet.
Nën moderimin e Hygerta Sakos dhe jurisë së mirënjohur, ishte një spektakël i organizuar deri në detaje duke na dhuruar mjaft emocione.
Erinda Kaca ishte vajza që u kurorëzua me çmimin “Miss Press”, çmimi i “Miss kinemasë” u rrëmbye nga bukurosja Kejsi Pëllumbi dhe Besarta Berisha mori çmimin “Miss turizmi”.