FOTO/ 4 miliardë njerëz ndoqën prej 10 orësh funeralin madhështor, Elizabeth II prehet në Windsor
Epoka Elizabetiane u mbyll pas 70 vitesh në fron, me ceremonitë më madhështore për një monark. Mbi 4 miliard njerëz nga kudo nëpër botë ndoqën për mbi 10 orë ceremoninë e funeralit.
Rreth 800 vetë morën pjesë në ceremoninë përmbyllëse, të shoqëruar më këngë kishtare. Anëtarët e familjes mbretërore, përfshirë mbretin Charles III, u larguan më pas nga faltorja e Shën Xhorxhit, që gjendet brenda Kështjellës, për tu rikthyer më pas në 19:30, me orën lokale kur Mbretëresha vendoset përfundimisht të prehet në krah të bashkëshortit të saj të ndjerë. Ceremonia e varrimit nisi nisur në mesditë, në Kishën Uestminister të Londrës, pikërisht vendi ku Elizabeta u martua e u shpall mbretëreshë.
“Do të takohemi sërish”, tha mes të tjerash në fjalën e tij kryepeshkopi i Kantburit, Justin Welby. Kjo ishte shprehja që monarkja vetë përdori në fjalimin e rrallë para kombit, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
“Dhimbja e kësaj dite, e ndjerë jo vetëm nga familja e mbretëreshës, por edhe nga i gjithë kombi, dhe vendet tjera në botë, lind nga jeta dhe shërbimi i saj i pakursyer në shërbim të vendit e popullit të vet”, shtoi Welby. Shërbesa në kishë u mbyll dy minuta heshtje.
Elizabeta II humbi jetën më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral të Skocisë. Ajo ka qenë në fron për 70 vjet, më shumë se çdo monark tjetër i Mbretërisë së Bashkuar.