FOTO/ 56-vjeçarja shtatzënë me fëmijën e djalit të saj, gati të sjellë në jetë mbesën

Një gjyshe e cila është nënë surrogate, do të sjellë në jetën mbesën e saj. Nancy Hauck, nga Utah, SHBA, u ofrua të mbante fëmijën e djalit të saj pasi gruaja e tij, Cambria, 30 vjeç, pati një lindje traumatike me binjakët e dytë.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të mbetesha shtatzënë në moshën 56-vjeçare apo se kjo do të ishte e mundur, por është gjëja më e bukur”, shpjegoi Nancy.

Jeff dhe Cambria tashmë kanë dy grupe binjakësh, por donin të zgjeronin ende familjen e tyre. Nancy filloi trajtimin hormonal pasi mori miratimin nga mjekët. Pasi trajtimi hormonal përfundoi, mjekët transferuan një nga embrionet e Jeff dhe Cambria te Nancy. Çifti është jashtëzakonisht i emocionuar për të mirëpritur vogëlushen e tyre të re.

SHKARKO APP