FOTO/ 6 diploma në doktoraturë dhe 7 fëmijë, 63-vjeçarja që theu tabutë në Katar dhe frymëzoi botën

Jo vetëm ndeshjet në Katar 2022 kanë vëmendjen e medias. Është 63-vjeçarja Moza bint Nasser, bashkëshortja e Sheikh Hamad Khalifa Al Thani, ish-emirit të Katarit dhe nëna e emirit aktual po ”pushton” mediat.

Ajo u pa në faqet e para të mediave botërore për klasin e saj në veshje, bukurinë dhe aksesorët e shtrenjtë që kishte zgjedhur të vishte në hapjen e Kupës së Botës. Ajo është një nga zonjat që ka udhëhequr reformat sociale dhe arsimore prej vitesh si në Katar ashtu edhe në mbarë botën, kryesisht falë nismave revolucionare në arsim.

Pasuria neto e 63-vjeçares vlerësohet në më shumë se 15 milionë dollarë, dhe stili i saj i jetesës dhe pasioni i dukshëm për modën e lartë nuk kanë kaluar pa u vënë re. Ka mbi 880 mijë njerëz që e ndjekin në Instagram.

Është pronare e një kompanie mode, dhe ka 100 për qind të aksioneve në kompaninë e famshme franceze për prodhimin e aksesorëve prej lëkure “Le Tanneur & Cie”. Në periudhën nga viti 1978 deri në vitin 1991, Moza lindi shtatë fëmijë, pesë djem dhe dy vajza.

SHKARKO APP