FOTO/ 77 pemë dhe 83 mijë drita, Zonja e Parë zbulon dekorin magjik. Tematika ”Ne njerëzit”

Zonja e Parë e Amerikës, Jill Biden ka zgjedhur “We People” (Ne njerëzit) si temë për dekorimin sezonal të festave të Shtëpisë së Bardhë.

“Ndërsa vendi ynë mblidhet për festat, traditat mund të ndryshojnë, por vlerat tona të përbashkëta amerikane, besimi në mundësi, optimizëm dhe unitet qëndrojnë sezon pas sezoni”, shkruan presidenti Joe Biden dhe Jill Biden në një letër mirëseardhjeje në Shtëpinë e Bardhë.

Jill Biden e zgjodhi temën disa muaj më parë dhe gjatë festës së Falënderimeve, më shumë se 150 vullnetarë zbritën në Shtëpinë e Bardhë për të dekoruar dhomat publike.

SHKARKO APP