FOTO/ Aktorja e njohur habit publikun me deklaratat: Mamaja ime më blen hashash
Aktorja e njohur Charlize Theron ka rrëfyer një episod të jetës së saj në emisionin Jimmy Kimmel Live. Ajo ka treguar për miliona ndjekës se si së fundmi e ëma ka filluar t’i blejë hashash.
E gjitha nisi pasi të dyja kishin probleme me gjumin ndërsa Theron u shpreh:
“Javën e shkuar ajo erdhi te shtëpia ime për të lënë rrobat e tenisit, dhe më solli një kontenier të cilin e kishte lënë në tavolinën e kuzhinës. “
Aktorja 41-vjeçare gjithashtu është shprehur se ndihet mjaft e kënaqur nga rezultatet e hashashit dhe se madje është më funksional se sa ilaçet e gjumit. Ajo ka një lidhje të fortë me nënën e saj, ndërsa në fund tha:
“Ju nuk mund ta keni atë, është e gjitha e imja”.