FOTO/ Angelina Jolie shfaq tatuazhet në ceremoninë e çmimeve BAFTA

Në ceremoninë e çmimeve BAFTA të pranishme ishin artiste të njohura, të cilat shkëlqyen gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Disa nga aktoret e njohura kishin zgjedhur sërish ngjyrën e zezë në veshjen e tyre.

Përmendim këtu Jennifer Lawrence, Angelina Jolie apo Margot Robbie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veshjet në ngjyrë të zezë të zgjedhura nga artistet ishin në mbështetje të lëvizjes Time’s up.

Swiss Digital Mobile Reklama

E veshur me fustan të zi dhe të gjatë, i cili i nxirrte në pah pjesën e dekoltesë, Angelina Jolie u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

Ndërkohë që veshjen e kishte kombinuar me flokët e mbledhura pas, e make up të lehtë, padyshim që Jolie mbetet një nga aktoret më të bukura të Hollywood, pavarësisht moshës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?