FOTO/ Baby shower zbulon gjininë e bebit të Iva Merës
Festa e pritjes së bebit apo siç mban emrin mëmë “baby shower” është një trend të cilin po e ndjekin të gjitha nënat.
Ashtu edhe Iva Mera për të cilën para disa muajsh ju treguam për shtatzaninë e saj, ka organizuar festën e pritjes së bebit. Gjatë shtatzanisë Iva u tregua e rezervuar për publikun dhe nuk ka dashur të ndajë këtë pritje të ëmbël ku në fakt nuk është edhe aq e ëmbël kur mendon të gjitha ndryshimet fiziologjike që të ndodhin.
Në një ambient pak privat, dhe në një dekor ku dallojnë ngjyrat bojëqiell dhe e bardhë, miqtë dhe të ftuarit kanë uruar Ivën. Dhe Iva s’mund të rrinte pa i falenderuar miqtë e saj për dhuratat, emocionet dhe kujtimet që i dhuruan. Madje i ka uruar një për një.
‘S’mund te rrija pa shkruar dy fjale per te gjitha ju qe me dhuruat nje mbremje plot emocion dhe nje kujtim kaq te bukur… ajo qe me mbeti shije e mire nuk ishte as dekori e as ushqimi, as muzika e as dhuratat, por ishit ju… te cilave ju a ndjeva kenaqesine dhe lumturine qe kishit per mua ne kete dite… e shprehet me te gjithe shpirtin tuaj! Sme mbetet gje tjeter vecse …te ju faleminderoj me shpirt….! Besoj se do jeni perhere prane meje! Rovena Husa, Esli Zala, Niada Saliasi, Lona Doci, Xhona Mera, Kilda, Shukrie Shehu Qershori, Ela, Uarda Haxhimihali, Jona, Mariana Islami, Kertis Godella, Linda Loka, Ina Janushi, Megi Vokopola, Idvina Muhaxhiri, Erisa Feka, Dori Damzi OsmaniBesa Xhumi, Kela, Ardeta Koci, Marsi, Vita! Uroj mos te kem harruar asnje!’
Dhe pyetja që u bëjmë të gjitha shtatzënave është se çfarë po pret. Po Iva, çfarë pret, djalë apo vajzë? Ne jua thamë pak më lart teksa përshkruam ambientin. Nëse ju kaloi pa e kuptuar, po ua konfirmojmë në foton mëposhtë. Është djalë dhe Iva duket kaq në formë. Nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë pritje të ëmbël! /Kids’ Time