FOTO/ Bebe Rexha bën bashkë në një postim Dua Lipën dhe Rita Orën

3 këngëtaret më origjinë shqiptare po sundojnë tregun e muzikës botërore. Behet fjalë për këngëtaret Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora  të cilat  ndodhen në top listat britanike.

Bebe Rexha ndodhet në vendin e 13 të listës së iTunes në Britani, në vendin e gjashtë qëndron Dua Lipa dhe në vendin e katërt Rita Ora.

Lajmi është konfimuar nga këngëtarja Bebe Rexha me anë të një postimi në Instagram kur shprehet mjaft e lumtur për këtë arritje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“3 vajza shqiptare në top 20!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Bebe është shprehur mjaft krenare edhe për Dua Lipën dhe Rita Orën, duke i bërë tag në postim.

Por midis Duas dhe Ritës është raportuar një marrëdhënie jo e mirë. Mesa duket Bebe kërkon që ti qetësojë këngëtaret dhe ti bëjë bashkë.

“Tre shqiptare në top 20-tëshe! E pabesueshme! E di që prindërit e të trejave kanë punuar fort që të siguronin një jetë më të mirë për ne. Babai im erdhi në Amerikë në 80-tën dhe ka bërë gjithçka për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq shumë, e jam akoma dhe më krenare për femrat që po ecim së bashku drejt fitores. Kjo është për babain tim. Vajzat shqiptare po kryesojnë,”-shkruan Bebe Rexha.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?