FOTO/ Bebe Rexha refuzon të jetë pjesë e shtëpive diskografike

Artistët, sidomos ata të rinjtë, në plan të parë nuk kanë të publikojnë një këngë të mirë apo të mbajnë një koncert të kënaqshëm, por të arrijnë të mbajnë veten brenda një shtëpie diskografike – label.

Duke qenë se labeli gëzon shumicën e të drejtave të autorit, ndodh që ai të mos punojë në favor të këngëtarin, por kundër tij. Kështu duket se paska ndodhur edhe me Bebe Rexhën.

Ajo sapo ka publikuar këngën e saj më të re, “The Way I Are” në bashkëpunim me Lil’ Wayne. Kënga ishte mjaft e bukur, e kërcyeshme, por teksti ka një kuptim tërësisht tjetër nga ai që menduam në fillim.

Në Twitter, Bebe ka shpjeguar se kënga është një “diss” ndaj labelit të saj të kaluar dhe është plot me sarkazma dhe ironi.

“E shkrova “The Way I Are” për labelin tim të kaluar, i cili nuk më lejoi të publikoja asnjë këngë sepse nuk kisha as pamjen e as zërin e një popstar-i”,- shkruan këngëtarja shqiptare në një status. Më pas ajo vazhdon: “Më vjen keq që nuk jam më e bukura. Nuk do të mund të këndoj kurrë si Whitney. Më falni që tekstet e mia nuk janë “cool”. Unë nuk jam asgjë me të cilën jeni mësuar deri tani”.

“Pra, “The Way I Are” është një “ik pirdhu” për labelin e njohur”, – përfundon ajo.

Shtëpitë e kaluara diskografike të Bebes janë “Decaydance”, “Warner Music Group”, “The Island Def Jam Music Group” dhe “STMPD RCRDS”, të gjithë emra me peshë në industrinë muzikore amerikane.

Ndërkohë që tani, Bebe është nën menaxhimin e “Warner Bros. Records”. /Blitz.al/

Image

SHKARKO APP