FOTO/ Benardi i Big Brother 9 i propozon Xhenit për martesë, shikojeni çfarë bëri ai

Spektakli “Big Brother Albania” solli shumë befasi këtë vit! Shumë çifte u krijuan brenda shtëpisë, dhe si të tillë jetën po e vazhdojnë edhe jashtë spektaklit, i cili përfundoi muaj më parë.

Xheni dhe Benardi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun, të cilët u njohën brenda shtëpisë, dhe krijuan lidhjen e tyre. Çifti u skualifikuan në gjysmën e spektaklit, ndërsa jashtë shtëpisë gjërat duket se kanë ecur vërtet shpejt.

Benardi duket t’i ketë propozuar martesë Xhenit, gjë të cilën kjo e fundit e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

“A do të martohesh me mua”, shkruhet në letrën e bardhë e cila mbështjell unazën e propozimit. Xheni nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë, në se e ka pranuar këtë propozim apo jo. Por fakti qw e ka publikuar në lloraginë e saj në rrjetet sociale këtë fotografi, ka lënë të kuptohet se përgjigja e saj ka qenë pozitive.

Image

SHKARKO APP