FOTO/ Beyonce vazhdon të na mahnisë me format e saj pak kohë pas lindjes
Dy muaj më parë ajo u bë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë binjakët Rumi dhe Sir
Por tashmë Beyonce nuk na fsheh asgjë nga pesha e fituar duke treguar trupin e saj pas lindjes në disa foto në Instagram.
Këngëtarja 36-vjeçare pozoi me një palë pantallona rozë, ku tregon të pasmet e saj me të cilat bëri miliona fansa me suksesin e hitit të Destiny’s Child, “Bootylicious”.
Me foto me plot ngjyra, ajo shfqet me një këmishë mëndafshi blu me rozë. E mrekullueshme Beyonce!