FOTO/ Bukuroshja Tamara Ecclestone: Për tre vite kam qëndruar vetëm gjashtë minuta larg vajzës sime

Tamara Ecclestone ka thënë se përpiqet të kalojë sa më shumë kohë të jetë e mundur me vajzën e saj trevjeçare.

Në një intervistë për The Telegraph, 32-vjeçarja është shprehur se Sophia është jeta e saj dhe nuk mund të rrijë dot pa të në asnjë moment.

“Më mungon shumë po të mos e kem pranë. Bashkëshorti im mendon se jam e çmendur, por ajo nuk është pjesë e jetës sime, por vetë jeta ime”.

Image

Tamara dhe vajza e saj, Sophia

“Kam ndenjur larg saj vetëm gjashtë minuta në këto tre vite”, ka deklaruar ajo, citon TCH.

Tamara është vajza e bosit të Formula 1, miliarderit Bernie Ecclestone.

Image

SHKARKO APP