FOTO/ Dashurinë për Orindën, Turi e tregon më së miri nëpërmjet këtij komenti

Turi dhe Orinda nuk bëjnë pjesë në grupin e atyre çifteve që bëjnë dedikime të bukura dashurie për njëri-jetrin në rrjetet sociale. Të dy e përdorin Instagram më tepër për të pasqyryar punën e tyre në television, ndonëse kohët e fundit Orinda po na tregon se përveç se një moderatore e zonja, është edhe një fashionise me një stil të veçantë.

Së fundi ajo ka publikuar një foto të realizuar në menyrë perfekte, në dëborë, e veshur me një fustan tyl ngjyrë rozë dhe me një xhup gri metalizato, si për të sfiduar temperaturat, por mes komenteve të shumta që kanë ardhur në adresë të saj ku e komplimentojnë për mënyrën e realizimit, pozën, është edhe ai i Turit ku si një bashkëshort i mirë kujdeset për shëndetin e gruas.

“Bukur shumë! Pastaj fillon temperatura, dhimbje fyti dhe paracetomoli”, shkruan ai.

Image

Dashuria me detaje të vogla tregohet, ndonëse me këtë koment nuk jemi të bindur nëse Turi ka menduar më tepër për Orindën apo për vete, sepse fundja kush do ia japë paracetomolin e kush do kujdeset për të kur të ketë temperaturë?/bordo

SHKARKO APP