FOTO/ Demi Moore zbulon në TV: Për shkak të stresit të madh më ranë dy dhëmbët përpara

E ftuar në emisionin Jimmy Fallon, Demi Moore ka treguar se për shkak të stresit të madh që ka kaluar i ranë dy dhëmbët përpara. “Do të preferoja që në arsye më “cool” si për shembull të kisha rënë nga shkallët, por e vërteta është diçka tjetër, shkaku ka qenë stresi i madh që kam kaluar”- ka thënë 54-vjecarja.
Aktorja e njohur nuk e ka pasur aspak problem të tregonte live dhe një fotos të saj, ku shfaqej me dhëmbin e rënë. “Fatmirësisht që në ditët e sotme ka dentist shumë të mirë, të cilët më ndihmuan shumë”- ka vazhduar ajo. Por se cilat ishin arsyet e stresit të madh që ajo ka kaluar, Demi Moore nuk i ka treguar shkruan The Sun.

Por nuk duhet të ketë qenë e lehtë për aktoren, muajin e kaluar 54-vjeçarja u thirr në gjykatë për të folur në lidhje me vdekjen e një djali të ri, i cili humbi jetën në pishinën e aktores pas një feste të organizuar atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse aktorja më momentin që zhvillohej festa ka qenë jashtë shtetit, gjithsesi asaj i është kërkuar të dëshmonte në gjykatë.
Demi Moore qenë e martuar me Bruce Willis me të cilin ka tre vajza dhe me aktorin Ashton Kutcher.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?