FOTO/ Dikur ishte e bukur dhe Miss, sot e shpërfytyruar nga acidi. Ja rrëfimi tronditës

“Shihni si në ka katandisur, shihni si është fytyra ime tani”.

Kështu e nis rrëfimin 27-vjeçarja Gessica Notaro, e cila dikur ka konkurruar në Miss Italia por që tashmë jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht.

Gessica ka zgjedhur emisionin Maurizio Costanzo Show për të treguar tragjedinë e saj, dukje treguar live shenjat e shpërfytyrimit nga acidi.

Vajza e re e cila ka dalë deri në finale të Miss Italia 2007 tregoi për makthin e përjetuar disa vite më parë.

Pas ndarjes nga i dashuri, i cili e keqtrajtonte ajo vendosi ta denonconte në polici dhe kjo e fundit i dha urdhër Jorge Edson Tavares që mos t’i afrohej.

Disa muaj më vonë ish-i dashuri mori hak kundër saj duke i hedhur acid në fytyrë dhe shpërfytyruar. Kur hyri në studio 27-vjecarja kishte një shall në fytyrë, të cilën pak çaste më vonë e hoqi duke treguar shenjat e theksuara nga djegiet me acid.

SHKARKO APP