FOTO/ Dikur konkurrentë, sot “Stop” dhe Fiks Fare” bëhen bashkë!
Prej vitesh në televizionet Klan e Top Channel transmetohen emisionet investigative “Fiks Fare” dhe “Stop”. “Stop” drejtohet nga Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj, ndërkohë në anën tjetër “Fiks Fare” drejtohet nga Dorian Ramaliu dhe Devis Muka.
Janë parë gjithmonë si emisione konkurrten por kjo s’do të thotë se mes moderatorëve ka konkurrenca. Këtë gjë e vërtetojnë nëpërmjet një fotoje Gent Zenelaj dhe Devis Muka.
Aktori i njohur Romir Zalla ka publikuar në Instagram një foto me ta teksa janë duke pirë kafe të tre së bashku. Nëpërmjet kësaj ne kuptojmë se pavarësisht emisioneve, jashtë tyre ndryshon çdo gjë. Madje theksojmë se Genti e Devisi janë edhe aktorë në teatër, kështu që ata mund të jenë duke u përgatitur për ndonjë shfaqje të ardhshme.