FOTO/ Dikur u porosit nga Gaddafi, del në shitje makina luksoze e ish diktatorit
Ish-diktatori libian Muammar Gaddafi, njihej për jetën e tij të “shthurur” dhe harxhimet stratosferike që bënte.
Pak para se ta vrisnin, ai kishte porositur një makinë “Maybach 57S Coupe”, – një nga tetë makinat që prodhoi kompania “Xenatec”.
Mësohet se mjeti luksoz me dy dyer ka dalë në shitje për një çmim prej 1.16 milionë dollarësh.
Kjo makinë ishte porositur nga Gaddafi më 2010, por u dorëzua një vit më pas për shkak të përmbysjes së qeverisë së tij.