FOTO/ Dua Lipa bëhet zyrtarisht me 10 këngë me mbi një miliard dëgjime në Spotify

Dua Lipa vijon që të shkëlqejë në skenën muzikore globale, duke shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj.

Kënga e saj “Physical” pjesë e albumit të dytë “Future Nostalgia” ka arritur mbi një miliard dëgjime në platformën muzikore Spotify. Kjo arritje e shënon “Physical” si këngën e saj të dhjetë që arrin këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Dua ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një njoftim të veçantë nga faqja e saj e fansave, duke theksuar me krenari këtë sukses të ri në karrierën e saj. Për artistët, arritja e një miliard dëgjimeve në Spotify është një moment i rëndësishëm, dhe për Dua Lipën, kjo është dëshmi e popullaritetit të saj të vazhdueshëm dhe mbështetjes së madhe nga fansat në mbarë botën.

SHKARKO APP