FOTO/ E akuzuan për tradhti! Ish-bashkëshorti i del në mbrojtje aktores së njohur turke

Aktori Onur Saylak ka mbrojtur ish-bashkëshorten e tij, Tuba Buyukustun, duke hedhur poshtë raportimet se ajo kishte nisur një lidhje jashtëmartesore gjatë kohës që ishte e martuar me të.

Aktorja 35-vjeçare e njohur si Elifi e “Diamante dhe Dashuri” u martua me Saylak në vitin 2011, teksa zyrtarisht u divorcua vetëm pak muaj më parë, shkruan Tv Klan.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Media turke kishte raportuar se Tuba kishte nisur një lidhje me biznesmenin Umut Evirgen para se të divorcohej nga babai i dy vajzave të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Por Saylak reagoi shumë ashpër ndaj këtyre raportimeve. “Me Tubën nuk jemi divorcuar se ka të dashur. Nuk ekziston një idiotësi e tillë. Kjo është një fyerje si për të edhe për mua. Lidhja jonë kishte përfunduar prej kohësh. Për hatër të fëmijëve e provuam sërish, por nuk u bë”.

Ai theksoi se lidhja e Tuba-s me Evirgenin kishte nisur pas divorcit. “Tuba është nëna e fëmijëve të mi. Po e them hapur një gjë të tillë pasi nuk dua të përflitet më shumë”, tha ai sipas “HaberTurk”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?