FOTO/ E “akuzuan” se nuk vesh kostume popullore?!Ja si u përgjigjet Nevina Shtylla
Moderatorja Nevina Shtylla udhëtoi drejt Cappadocia-s dhe nuk hezitoi të bënte një foto me kostumin tradicional të vendit, e foton më pas ta publikonte për miqtë e saj virtualë.

Ndërsa mori shumë komente pozitive në lidhje me pamjen e saj dhe e krahasuan me aktorë të njohur të serialeve turke, nuk munguan edhe komentet ku i tërhiqnin veshin se nuk ka veshur asnjëherë kostumet popullore shqiptare.
Dhe moderatorja zgjodhi të mos qëndrojë e heshtur ndaj këtyre komenteve dhe zgjodhi të publikojë fotot ku shfaqet me e veshur me kostume popullore.
“Qetësohuni njerëz se kostumet tona tradicionale i kam veshur prej kohësh me shumë krenari… Por s’mund të fle e të zgjohem me to , apo jo?” – shkruan moderatorja.

KOHA JONË SONDAZH

