Foto e re e mbretëreshës Elisabetta me tre trashëgimtarët e fronit mbretëror britanik

Mbretëresha Elisabetta e rrethuar nga tre trashëgimtarët e fronit mbretëror britanik, Charles, William dhe George.

Është kjo fotoja e re e publikuar nga Buckingham Palace me rastin e fillimit të dekadës së re. Fotoja është bërë më 18 dhjetor nga Renald Mackechnie që është edhe autori i fotos së vetme të katërshes mbretërore së bashku, e publikuar në 2016 për ditëlindjen e mbretëreshës Elisabetta.

Në foto sovrania është veshur me një fustan të bardhë ku duket një spilë blu dhe me një çantë që nuk mungon kurrë në dorën e saj, princi i Galles është vendosur prapa saj, i veshur me një kostum blu të hapur dhe kravatë të kaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka vendosur dorën e tij mbi supin e trashëgimtarit më të ri, George. William në të djathtë të mbretëreshës që buzëqesh me një kostum të errët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?