FOTO/ E rrethon “formacioni” i bukurosheve… De Biazi i vetëm në sulm

Ditët e fundit në Tiranë për Xhani De Biazin kanë qenë jo vetëm ceremoni lamtumire apo intervista në televizione, por edhe pak argëtim apo duke parë gjëra të cilat nuk i kishte parë në kryeqytetin shqiptar.

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ka kaluar një orë të dielën në darkë në “Parkun Olimpik” të Tiranës, duke ndjekur aty ndeshjen e Kombëtares shqiptare të volejbollit ndaj Maqedonisë, në kualifikueset e Ligës së Europës.
De-biazi-volejboll-470x380
Por De Biazi duket se nuk është argëtuar vetëm duke parë ndeshjen e volejbollit. Trajneri është treguar mjaft miqësor me të gjithë tifozët të cilët e përshëndetnin dhe kërkonin të shkëmbenin disa batuta me të. Ai ka shkëmbyer gjatë biseda edhe me një grup sportistesh të cilat kishin ardhur për të ndjekur takimin, duke dëgjuar me mjaft interes shpjegimet për ndeshjen./panoramasport

SHKARKO APP