Foto e Shpat Kasapit dhe Iva Alikos… kaluan natën bashkë?!

Këngëtari nga Tetova, Shpat Kasapi, ka deklaruar prej kohësh faktin se është besimtar dhe praktikant i besimit mysliman, gjë që e bën të ruajë një stil të kontrolluar jetese.

Por këto foto na dëshmojnë krejt të kundërtën, pasi Shpati po argëtohet mes dy biondeve të përfolura të showbiz-it, Iva Alikon dhe Katerina Shkëmbin. Modelja 23 vjeçare e “Big Brother 7”, që jeton në Itali dhe vajza më e komentuar së fundmi, Aliko, janë fotografuar gjatë mbrëmjes tek argëtoheshin pranë Shpatit.

Nga mënyra si pozojnë pas mesnate ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që nuk dihet ende se ku janë njohur të tre. Atë natë ishin pjesë e një eventi që u prezantua nga Lapi, më të ftuar special Costantino Vitagliano, një vizitë që ai e bëri para se të hyjë në shtëpinë e “Big Brother Vip” në Itali. Pas mbylljes së eventit, Shpati vendosi ta vazhdonte argëtimin deri në orët e para të mëngjesit në disco barin “Avatar” në Velipojë, me Katerinën dhe Ivën.

 Nuk është hera e parë që Shpati shoqërohet me ish-banoren e “Big Brother”, e cila për miqësinë mes tyre rrëfen më shumë për “Story”: “Unë e kam shumë mik dhe e dua fort Shpatin. Gjithashtu e njëjta gjë dhe ai ndaj meje. Ai ka mjaft simpati për mua si femër dhe për paraqitjen time, por jemi vetëm miq të mirë. Mblidhemi gjithmonë bashkë sa herë na jepet mundësia”, tha ajo. Surprizues duket afrimiteti i tij me Ivën, e cila po ashtu tregon: “E kam shumë shok dhe shumë xhan”.

Që pas ndarjes nga modelja Afërdita Dreshaj, Shpatin nuk e kemi parë në një lidhje stabël sa i takon jetës private. Së fundmi ai u komentua për histori të shkurtër me Qëndresa Dulaj, një vajzë të bukur nga Kosova, por që jeton në Zvicër. Vitet e fundit këngët e 31-vjeçarit i dedikohen dashurisë së dështuar, mes të cilave veçojmë “Kush të ndau prej meje” dhe “Pa shpirt”./Story/

iva aliko7 iva aliko8 Iva Aliko9 Iva Aliko1

SHKARKO APP