Foto e shtatzanisë së Amit ishte një keqkuptim? Ermali tregon “çudira”

Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi ka zbukuar më shumë detaje rreth shtatzënisë së bashkëshortes së tij, Amit, në një prononcim për emisionin “Jo vetëm modë”.

I pyetur nëse i mori leje Amit për foton e publikuar Mamqi tha se ishte një keqkuptim dhe sqaroi se kishte pyetur bashkëshorten thjeshtë nëse i pëlqen apo jo fotoja, pa i treguar që do ta publikonte dhe pas publikimit celularët e tyre kishin filluar të binin.

“E kemi marrë me gëzim të madh se me thënë të drejtën mezi e prisnim dhe tani është ai momenti që mezi presim të dimë çfarë është.

Për foton që bublikova ishte një keqkuptim se unë i thash Amit: Të pëlqen kjo? Ajo tha: Po shumë e bukur. Dhe unë e postova edhe pastaj celuari i Amit edhe i imi filloi të bjerë më shumë se kur kemi ditëlindjen. Dhe Ami vjen dhe më thotë: Mos ke postuar gje një foto ti që ke thënë gjë? Po i thash, unë të pyeta. Ami më tha: Po, jo mo vlla unë të thash është e bukur, por jo për ta postuar. Kështu ndodhin krimet në familje”, tha me humor Mamaqi.

Aktori zbuloi për “Jo vetëm modë”, se tani Ami është 2 muajshe e gjysmë dhe se të dy duan që të jetë gocë.

“Ne kishim 6 muaj që e provonim. Tani Ami është 2 muaj e gjysmë. Ne duam të dy shumë të jetë gocë se një djal e kemi, po edhe po të jetë çun do e mbajm. Lidhur me emrin nuk kemi apsolutisht asnjë ide derisa të kristalizohet gjinia. Joeli po e pret si një lodër dhe pyet çdo ditë: Do dali sot?”, shtoi Mamaqi.

SHKARKO APP