FOTO/ Elektrizoi Tiranën, Ronela Hajati zbulon se ishte e sëmurë: Ndihem si e droguar

Ronela Hajati është një nga artistet më të dashura nga publiku. Këtë dashuri ajo e mori edhe mbrëmë. Edhe pse e sëmurë ajo e elektrizoi mbrëmë Tiranën, në koncertin falas të artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora në sheshin ”Skëndërbej”.

Në një tjetër postim pas koncertit, Ronela u shpreh se është shumë e sëmurë dhe se ndihet si e droguar pasi ka pirë ”të gjitha ilaçet e farmacive” në Tiranë.

“Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas. Jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar pasi kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”, ka shkruar Ronela.

SHKARKO APP