FOTO/ Ermal Mamaqi degjeneron gazetaren…, por e pëson vetë! Ja çfarë ka ndodhur…!
Ermal Mamaqi, aktori i njohur i humorit njwkohwsisht edhe prezantuesi i njohur, ka publikuar në rrjete sociale foton e një gazetare të ‘Blitz’ së bashku me numrin e telefonit si dhe bisedën mes tyre duke shkruar.
“Kini kujdes nga kjo vajzë kolegë…Po të shkruajti sms ose ti flasësh në telefon ta merr bisedën e ta bën lajm. Turp të kesh Kilda,” – ka shkruar Ermali, i cili më pas e ka fshirë postimin. Revolta e tij ka ardhur pas fjalisë, që ai ka thënë në lidhje me moderatorin Kelvi Kadilli, i cili u ditë më parë theksoi se Ermali e kishte imituar me pyetjen “A e bën çiçin në dush?”. Komediani u shpreh se nuk u njihte Kelvin në këtë komunikim me gazetaren. Megjithatë edhe vetë gazetarja ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Instagram ku shkruan: “
Meqë thonë se çudia më e madhe zgjat tre ditë, vendosa të reagoj në ditën e tretë për t’ju bërë të gjithëve të kuptoni se në fakt çudira të tilla zgjasin më shumë.
Kërkova një prononcim me shumë mirësjellje nga Ermal Mamaqi, pasi ma dha e bëra lajmin (në mënyrë shumë etike sigurisht sipas të gjitha rregullave të Gazetarisë), moderatorit nuk i pëlqeu aspak. Në mënyrë hakmarrje vendosi të publikonte foton dhe numrin tim në fun pag-en e tij. Që prej të dielës, telefoni im vazhdon të mos pushojë nga njerëz të ndryshëm.
Vetëm se i kërkova një prononcim u cilësova si joprofesionale por nuk di se si një profesional mund të të publikojë numrin në Instagram dhe akoma nuk di se si një profesional mund të jetë në krye të një portali që në fakt vetëm gazetarë profesional nuk duket se ka.
Siç shoh nuk duhet ta marr si ofendim sepse gazetarët e Ermal Mamaqit (një, ja qameti dy) s’kanë lidhje fare me gazetarinë ndaj dhe ai s’ka etalon matës për të më gjykuar mua.
Më vjen keq që si gazetar që nuk je, disinformove edhe kolegët që të kishin frikë nga unë, shumicën prej të cilëve unë i njoh, i kam intervistuar dhe kanë mbetur të kënaqur, sepse janë profesionalë.
Gjithsesi unë do vazhdoj të të ndjek nga ekrani sepse edhe ndonëse nuk je aspak profesional sepse s’je gazetar, si humorist je i paparë!
Profesionalët nuk hakmerren, madje dhe duartrokasin aty ku duhet. Kam përshtypjen këtu ndahemi ne të dy dhe më mirë kështu…,”-përfundon Kilda në profilin e saj në Instagram, duke publikuar edhe postimin e bërë më herët nga Mamaqi.