FOTO/ Eva Murati flet hapur për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit: S’kam bërë asnjë turp…!
“Nuk e mendoja që futbolli do më bënte kaq shumë për vete, më ka përfshirë të tërën”. Kështu deklaron në një intervistë për emisionin “Chic” në NeWs 24, prezantuesja e “UEFA Champions League Show”, Eva Murati.
E re, e bukur dhe e talentuar njëkohësisht ajo thotë se nuk e ka problem të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, por shpeshherë ndjehet e bezdisur për etiketimet që i bëhen, për shkak të lidhjes me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genarin.
“Unë jam e hapur për lidhjen time, se s’kam asgjë për të fshehur në lidhje me të. S’kam bërë asnjë turp, asnjë gabim. Kam një lidhje të gjatë 6-vjeçare me bashkëmoshatarin tim. Por, shqetësohem pak se mediat e kanë keqpërdorur disi pjesën e lidhjes sime. Pra, në aspektin e fokusimit vetëm në këtë dhe jo në lidhje me aftësitë e mia apo projektet që kam realizuar”,- thotë bukuroshja e ekranit.
Duke pranuar se sporti është kthyer në një dashuri të dytë për të, ashtu si televizioni e filmat ku ka filluar të eksperimentojë, Eva mban gjithnjë një çelës rezervë, për sa i përket së ardhmes.
“Do të diplomohem në Drejtësi. Unë familjarisht s’kam lidhje me botën e artit, jam përpjekur vetë ta zhvilloj këtë pasion. Edhe sikur televizioni të më mbyllë dyert, kam një rezervë, diplomën”,- thotë ajo duke qeshur.
E për të gjithë ata që nuk e dinë, Eva zbuloi se është tifoze e Juventusit dhe ka futbollist të preferuar Bufonin, trajnerin e kësaj skuadre.