FOTO/ Françeska Jaçe rrëfen më në fund të vërtetën për operacionet plastike: “Ja çfarë kam bërë…”

Një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, sidomos pas pjesëmarrjes në Big Brother, modelja e njohur Françeska Jaçe duket se e ka mjeshtëri të vetën tërheqjen e vëmendjes. Mjafton vetëm një foto e saj në Isntagram dhe lajmi për linjat fizike, udhëtimet apo çdo gjë tjetër rreth saj merr dhenë. Megjithatë, kohë e fundit Françeska është përfolur për ndërhyrjet estetike në fytyrë, konkretisht një operacion në hundë, të cilin, siç thotë ajo, e ka treguar që në fillim për publikun.

Image

Me një pamje tërësisht të re e të transformuar, Françeska ishte e ftuar pasditen e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan, ku foli për projektet e fundit të saj si modele e ndau me publikun disa momente nga fotosesionet e realizuara ditët e fundit të qershorit në bregdet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nuk mud t’i shpëtonte pyetjes për ndërhyrjet estetike. Pas pyetjes së Rudinës çfarë ka ndryshuar në pamjen e saj që duket ndryshe, Françeska tha: “Ta sqaroj më në fund këtë gjë. Unë kam kryer një ndërhyrje në hundë. Kur kam qenë e vogël, nuk kam qenë në mbështetje të idesë për të kryer operacione estetike, por duke u rritur, kam ndryshuar mendim dhe them se kushdo që ka dëshirë ta kurojë pamjen e vet, pse të mos e bëjë?” – thotë Françeska.

Image

Por moderatorja sërish ndërhyn duke këmbëngulur çfarë e ka shtyrë atë që të shkojë drejt kësaj ndërhyrjeje, sepse për sytë e të gjithëve, ajo ka qenë mjaft e bukur, pse duhet të ndryshonte? “Isha e fiksuar, doja ta bëja, por kisha edhe mish të huaj dhe vendosa. E kisha të nevojshme, por edhe fiksimi i moshës…” – shton Françeska.

Image

Ndryshimin e fundit në fytyrë e ka bërë publike edhe në rrjetet sociale, por veten e ndien po njëlloj, vetëm se: “Në pamje të jashtme, e ndiej që hunda më ka dhënë një lloj forme tjetër fytyre, por nuk jam penduar, jam e kënaqur me rezultatin”, – thotë Françeska, edhe pse shton se nuk do t’ia rekomandonte askujt që nuk e ndien veten të rritur për të bërë një ndërhyrje të tillë. Edhe mjekët, thotë ajo, të rekomandojnë ndërhyrje pas moshës 20-vjeçare./Class/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?