FOTO/ Gina Lollobrigida feston ditëlindjen, ‘Lolo’ shuan 90 qirinj
Ajo ishte një emblemë e bukurisë të viteve 50. E lindur në 1927 në Bubiaco, Romë, me emrin Luigia Lollobrigida në një familje të pasur, ajo humbi gjithçka për shkak të një bombardimi në fund të luftës.
Takimi me botën e spektaklit vjen në 1947 në skenën e ‘Miss Roma’ dhe falë fotoromacës ‘Në thellësi të zemrës’. Në të njëjtin vit ajo konkurroi në ‘Miss Italia’. Edhe pse nuk e fitoi konkursin asaj ju hapën dyert e Cinecitta.
Të shumtë kanë qenë meshkutj që janë dashuruar me Lollobrigidën. Në 1949 ajo u martua me Milko Skofic, babain e Andreaa, i cili në vitet e fundit ka pasur kontestime të vazhdueshme në lidhje me trashëgiminë së bashku me Dimitrin, nipin e Milko.
Ajo gjithashtu ka përfunduar shpesh në faqet e revistave për shkak të një martese me sipërmarrësin spanjoll Javier Rigau, 34 vjet më i ri se ajo.
Pavarësisht thashethemeve të shumta për lidhjet e saj Lolo është ka gjithmonë e prerë, duke u përpjekur të mbajë larg reflektorëve të mediave jetën e saj private.
Gruaja që sot feston 90 vjetorin dh që ndjehet siç thotë ajo si një 30 vjeçare, tani shfaqet vetëm, por plot jetë.
Ylli ka ditur të bëjë për vete me buzëqeshjen, ironinë dhe provokimin e saj miliona adhurues në mbarë botën.