FOTO/ Gratë mbretërore që veshën uniformën ushtarake
Pas vdekjes së saj vitin e kaluar, familja mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar festoi marrëdhënien thellësisht personale të mbretëreshës së ndjerë me Forcat e Armatosura, duke e përshkruar atë si një nga lidhjet më të jashtëzakonshme me brezin e kohës së luftës.
Mbretëresha ishte vajza, gruaja dhe nëna e oficerit të marinës, natyrisht. Edhe nipërit e saj kanë shërbyer në Forcat e Armatosura.
E njëjta gjë vlen edhe për familjet e tjera mbretërore. Në fundjavë, pamë fotot e para të Princeshës Leonor, trashëgimtares së fronit spanjoll, me uniformë teksa ajo filloi stërvitjen ushtarake para se të trashëgojë fronin nga babai i saj. Por jo vetëm ato, pasi edhe Kate Middleton dhe princesha të tjera kanë pozuar me veshje kamuflazhi.
Princesha Leonor e Spanjës me uniformën ushtarake në ditën e saj të parë në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të Zaragozës
Princesha Elizabeth kur iu bashkua Shërbimit Territorial Ndihmës (ATS) në 1945
Princesha Elizabeth me kostumin e saj nga Royal Auxiliary, që kishte veshur për të kryer detyrat ushtarake në 1945
Princeshë Diana me një kostum ushtarak në regjimentin Royal Hampshire në qershor 1988
Princesha e Uellsit, Katte Middleton duke trajtuar viktimat në fushën e betejës gjatë një stërvitje me Gardën Irlandeze
Princesha Anne e Mbretërisë së Bashkuar merr shënjestër me një pushkë SA 80
Princesha Victoria e Suedisë me veshje kamuflazhi demonstron aftësitë e saj luftarake në trajnimin tre-javor në Almnas, Suedi
Mbretëresha Maksima përshëndet ekuipazhin teksa del nga avioni i Komandës së Helikopterëve në mars 2023