FOTO/ Homazhet në Pallatin ”Westminster”, Kate dhe Meghan pranë njëra-tjetrës. Mbizotëron zymtësia
Nderimet për Mbretëreshën Elisabeth II, tani më po bëhen në Pallatin ”Westminster” në Londër. Princi William dhe Harry përsëri lanë mënjanë grindjen e tyre dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit ndërsa shoqëronin kortezhin.
Gjatë shërbimit, anëtarët e familjes mbretërore qëndronin në rresht përballë arkivolit në katafalkën e mbuluar me copë vjollcë, ku ndodhej edhe arkëmorti I Mbretëreshës Elizabeth II.
Kunatat Kate dhe Meghan, u panë edhe më pranë njëra-tjetrës, ndërsa në fytyrat e tyre kishte mbizotëruar zymtësia dhe trishtimi.