FOTO/ I bashkohet protestës mes qytetarëve, Oriola Marashi kërkon drejtësi për Klodian Rashën

Ka rreth 5 orë që ka nisur protesta e qytetarëve te Ministria e Brendshme dhe që tashmë janë zhvendosur nga Kryeministria, e më pas sërish te Ministria dhe Bashkia, ndërsa protestuesit kanë lajmëruar se janë nisur drejt Drejtorisë së Përgjithshme të POlicisë së Shtetit. Ata po kërkojnë drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha, i cili u vra mesnatën e djeshme nga efektivi i policisë.

Mes qytetarëve të shumtë kanë qenë edhe personazhe të famshëm si reperi Stresi apo edhe modelja e njohur, Oriola Marashi.

Ajo ka publikuar disa pamje në Instastory, ku shihet teksa proteston mes shumë qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?