FOTO/ I dërgoi dron Heidit për të bërë lëmsh Romeon? Reagon Sara: Boll se na lodhët

Sara Gjordeni dhe Bardhi sot dërguan një dron në ambientet e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3” për Heidin, një prej konkurrenteve më të forta dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Pasi Sara ndau pamjet e qarkullimit të dronit mbi shtëpi, ka reaguar ashpër ndaj ndjekësve të saj, teksa pretendon se këta të fundit e kanë akuzuar se droni është nisur në ambientet e shtëpisë për të bërë lëmsh Romeon.

“Heidi kishte nevojë për forcë këto dy javë dhe atë kemi bërë. Boll se na lodhët! Romeon e duam po njësoj! Keq kur çon dron e keq kur nuk çon. Jeni të lodhshëm”,-shprehet ish-banorja.

 

SHKARKO APP