FOTO/ Ironizon Sharon Stone: Nuk kam kohë për depilim, e lëre më për të bërë…
Sharon Stone edhe pesë muaj mbush të 60-at, por vazhdon të duket si një 20-vjeçare. Aktorja amerikane mbetet një prej imazheve të markës së njohur të veshjeve italiane, Dolce Gabbana.
Gjatë një interviste për intervistën “Haute Living”, Stone është përgjigjur për pyetjen, nëse ka bërë ndonjëherë në jetë ndërhyrje kirurgjike.
Sharon në mënyrë ironike është përgjigjur, duke pohuar se nuk ka kohë për t’u larë e lë më të merret me gjëra të tjera.
“Mezi gjej kohë për t’u larë dhe për t’i depiluar këmbët, madje nuk më kujtohet kur e kam bërë një gjë të tillë për herë të fundit. Nëse s’kam kohë për nevojat bazë do të thotë se nuk mundem të gjej kohë edhe për ndërhyrje estetike”, ka pohuar Stone.
Megjithatë, aktorja ka pranuar, se përdor kremra të shkëlqyer për ta pasur fytyrën e “ëmbël”. Atë do ta shohim edhe vitin e ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore.