FOTO/ Ish-zyrtari i Ministrisë sulmohet me shufra hekuri nga reperi i njohur shqiptar
Ilir Tolaj sulmohet fizikisht mesditën e sotme. Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë është shtuar në spital por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu, tha se Ilir Tolaj ka lëndime në kokë dhe është duke u trajtuar në emergjencë.
“Ju konfirmojmë se dr. Ilir Tolaj ka kërkuar ndihme ne Kliniken Emergjente ne QKUK. Ka lëndime ne rajonin e kokës. Po vazhdojnë ekzaminimet e tjera diagnostikuese. Tolaj është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Fazliu. Policia ka njoftuar se për këtë rast ka shoqëruar në polici dy persona. *** Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, dy persona e kanë sulmuar fizikisht doktorin Ilir Tolaj.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se Tolaj është sulmuar me shufër hekuri nga reperi Don Arbas, i cili është vëllai i këngëtares së njohur, Arta Bajrami. Tolaj ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKU, ndërsa lidhur me sulmin janë shoqëruar dy persona për në stacionin policor.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjes e saj. Gjithashtu ka shoqëruar në polici dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve në koordinim me Prokurorin e Shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore”- thuhet në deklaratën e Policisë.